Mundësi Praktike dhe Punësimi për Studentët e Universitetit të Prishtinës!
Pozita: Këshilltar/e i/e Shitjes në fushën e Sigurimit të Jetës
Kompania e njohur e sigurimeve të jetës ILLYRIA Life, pjesë e SAVA Insurance Group, për shkak të rritjes së vazhdueshme dhe afarizmit të suksesshëm, është në kërkim të këshilltarëve të rinj të shitjes për të fuqizuar ekipin e saj.
Kjo është një mundësi ideale për studentët dhe të sapodiplomuarit që duan të fillojnë një karrierë në një industri të qëndrueshme, profesionale dhe me potencial të madh zhvillimi.
Kjo pozitë është ideale për ty nëse:
- Je komunikues/e dhe të pëlqen të punosh me njerëz
- Kërkon një ambient dinamik dhe pozitiv pune
- Dëshiron të mësosh më shumë për botën e sigurimeve dhe shitjes
- Ke ambicie për rritje personale dhe profesionale
Çfarë të ofron ILLYRIA Life?
- Trajnime dhe edukim të vazhdueshëm
- Pagë bazë dhe bonuse atraktive
- Mbështetje nga një ekip me përvojë
- Mundësi reale për punësim pas praktikës
- Ambient motivues ku vlerësohet kontributi yt
Dërgo CV-në tuaj në këtë email: [email protected]
Kjo është më shumë se një punë, është një mundësi për të ndërtuar të ardhmen tënde profesionale.
Bëhu pjesë e Illyria Life, ku puna dhe pasioni ecin bashkë.