Erasmus Day në Fakultetin e Ekonomisë

08 Tetor 2025
SHARE

Fakulteti i Ekonomisë dhe Klubi Studentor B-UP (Business UP) organizojnë ngjarjen Erasmus Day, që do të mbahet më 14 tetor 2025, nga ora 14:00 deri në 15:00, në Amfiteatrin e Vogël të Fakultetit të Ekonomisë.

Ngjarja ka për qëllim të informojë dhe inkurajojë studentët për mundësitë që ofron Programi Erasmus+, si dhe të ndajë përvoja konkrete nga studentë të Fakultetit të Ekonomisë që kanë përfituar nga ky program.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë:

  • Prof. Dr. Driton Balaj, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë
  • Përfaqësues nga Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Universitetit të Prishtinës
  • Përfaqësues nga Zyra Erasmus+ në Kosovë
  • Alumni të Erasmus+ nga Fakulteti i Ekonomisë

Ky event shënon gjithashtu themelimin zyrtar të Klubit Studentor B-UP, një iniciativë e re që synon të krijojë një hapësirë bashkëpunimi, zhvillimi dhe rrjetëzimi për studentët e Fakultetit të Ekonomisë.

Të gjithë studentët janë të mirëpritur të marrin pjesë dhe të informohen më shumë rreth mundësive ndërkombëtare që ofron programi Erasmus+.