Eventi “Explore Deloitte” në Fakultetin e Ekonomisë

31 Tetor 2025
SHARE

Fakulteti i Ekonomisë ka kënaqësinë të njoftojë se më 5 nëntor (e mërkurë), në orën 13:15, do të zhvillohet eventi “Explore Deloitte”, i organizuar në bashkëpunim me kompaninë Deloitte.

Ky aktivitet synon t’u ofrojë studentëve mundësinë të njihen më nga afër me kulturën organizative të Deloitte, si dhe me mundësitë e karrierës dhe proceset e rekrutimit në këtë kompani ndërkombëtare prestigjioze.

Mos e humbisni mundësinë për të marrë informacion të vlefshëm, për të bërë pyetje dhe për t’u frymëzuar nga eksperiencat reale të profesionistëve të Deloitte!

Vendndodhja: Fakulteti i Ekonomisë
🗓 Data: 5 Nëntor (E mërkurë)
🕐 Ora: 13:15

Mirëpresim të gjithë studentët dhe të interesuarit të marrin pjesë në këtë takim informues dhe motivues!