Workshop “Money Matters” me studentët e Fakultetit të Ekonomisë

31 Tetor 2025
SHARE

Në kuadër të projektit “Money Matters”, të financuar nga MASHTI – HEI’25 dhe Austrian Development Cooperation/ORCA, sot u zhvillua dita e dytë e workshop-it me studentët e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës.

Në aktivitet morën pjesë 29 studentë nga niveli Bachelor dhe Master, të cilët zhvilluan aftësi praktike në menaxhimin e financave personale dhe të bizneseve.

Programi i ditës përfshiu sesione teorike dhe laboratorike me fokus në:

  • Hyrje në financat personale dhe rëndësinë e planifikimit financiar individual;
  • Përdorimin e softuerëve për menaxhimin e financave personale dhe përgatitjen e planeve buxhetore;
  • Aplikimin e softuerëve profesional (Alpha) për menaxhimin e financave dhe buxhetit të bizneseve.

Në përfundim të workshop-it, pjesëmarrësit plotësuan pyetësorët vlerësues dhe morën certifikata pjesëmarrjeje nga IMB Company.

Ky aktivitet kontribuon në forcimin e aftësive digjitale dhe financiare të studentëve, duke promovuar edukimin financiar si pjesë thelbësore të zhvillimit të tyre akademik dhe profesional.