Fakulteti i Ekonomisë shpall thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror 2025/2026, në kuadër të programit Erasmus+ KA171. Ky program ofron mundësinë e mobilitetit studentor (nivel Bachelor) në Universitetin e Ekonomisë dhe Biznesit në Poznan, Poloni për një semestër (5 muaj).
Fushat e studimit:
- Biznes dhe Administrim
- Financa
Kriteret e aplikimit:
- Të jeni student i regjistruar në Fakultetin e Ekonomisë
- Të keni performancë të mirë akademike
- Njohuri të mjaftueshme të gjuhës angleze (së paku niveli B1)
Aplikimi bëhet përmes këtij linku:
Plotësoni formularin e aplikimit (nomination form) në linkun më poshtë:
👉 http://app.ue.poznan.pl/nominationform/Home/Index?guid=8018ea7c-667e-44c0-ba43-93955760468e.
Afati i fundit për aplikim: 10 nëntor 2025.
Për të mësuar më shumë rreth universitetit mikpritës, mund të shikoni videon prezantuese në linkun më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=q8KI8zEv1sw
Për më shumë informacione:
Mund të kontaktoni me Prodekanen Vlora Prenaj në adresën elektronike: [email protected]
Fakulteti i Ekonomisë ju uron suksese në aplikimin tuaj!