Shkolla Dimërore e BE-së 2025 – “FinTech dhe Ekonomia Digjitale - Blockchain, Inovacioni dhe Gjeopolitika e Re e Financave Digjitale”

14 Nëntor 2025
SHARE

Fakulteti i Ekonomisë njofton studentët për lansimin e Shkollës Dimërore të BE-së 2025, me temën: “FinTech dhe Ekonomia Digjitale — Blockchain, Inovacioni dhe Gjeopolitika e Re e Financave Digjitale”, që do të zhvillohet nga 1 deri më 4 dhjetor 2025, në Fakultetin e Filologjisë, Universiteti i Prishtinës.

Ky program i certifikuar organizohet nga European Young Cell Alumni (EYCA) në bashkëpunim me projektin Young Cell Scheme (Raundet XIII–XV). Shkolla Dimërore ofron një mundësi të veçantë për studentët që të fitojnë njohuri mbi ndërthurjet bashkëkohore midis financave, teknologjisë dhe politikëbërjes evropiane.

Përfitimet për pjesëmarrësit:

  • Ligjërata dhe punëtori nga ekspertë të njohur vendas dhe ndërkombëtarë;
  • Njohuri praktike mbi zhvillimet në fushën e financave digjitale dhe teknologjive FinTech;
  • Mundësi rrjetëzimi dhe zhvillimi akademik e profesional.

Programi mirëpret studentët e shkencave shoqërore, ekonomisë dhe humaniteteve që plotësojnë kriteret e përshtatshmërisë të përcaktuara në thirrje. Pjesëmarrja është pa pagesë.

📅 Afati i fundit për aplikim: 24 nëntor 2025

Për më shumë informata dhe detaje mbi procesin e aplikimit, ju lutemi kontaktoni në:
📧 [email protected]
📧 [email protected]