Fakulteti i Ekonomisë, përmes Klubit Studentor B-UP dhe në bashkëpunim me VentureUP dhe STIKK, me mbështetjen e projektit EnInGeP (financuar nga Qeveria Austriake përmes Austrian Development Agency - ADA), organizon trajnimin praktik për studentë:
“Shkathtësitë e prezantimit bindës - Pitching skills”
Trajnimi do të mbahet sipas këtyre detajeve:
• Data: 11 dhjetor 2025 (e enjte)
• Koha: 12:00 – 15:00
• Lokacioni: Salla e Institutit - Fakulteti i Ekonomisë (afër Sallës së Profesorëve)
Ky trajnim synon t’i pajisë studentët me aftësi të rëndësishme të komunikimit profesional, prezantimit bindës dhe ndërtimit të pitch-eve efektive, shkathtësi të domosdoshme për prezantimin e ideve të biznesit, projekteve akademike dhe paraqitjen para investitorëve potencial.
Aktiviteti është i hapur për të gjithë studentët e Fakultetit të Ekonomisë që dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre në prezantim publik, argumentim dhe komunikim të qartë të vlerës së një ideje 🎯.
Gjatë trajnimit, studentët do të:
• mësojnë si të strukturojnë një pitch profesional,
• kuptojnë elementet që bindin një audiencë,
• marrin pjesë në ushtrime praktike dhe simulime të prezantimeve,
• fitojnë këshilla konkrete nga trajnerë me përvojë në startupe, inovacion dhe komunikim profesional.
Ftojmë të gjithë studentët e interesuar të bashkohen në këtë aktivitet të vlefshëm, i cili synon t’i fuqizojë ata me aftësi të rëndësishme për tregun e punës dhe karrierën e tyre të ardhshme.