Fakulteti i Ekonomisë hap thirrjen për aplikim për katër bursa për studentë për semestrin e parë (Shtator-Janar) 2026/2027 për mobilitet në Universitetin e Sevillas, në kuadër të programit Erasmus+.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime: Bachelor dhe Master
- Kohëzgjatja e mobilitetit: 1 semestër (5 muaj)
Niveli i mobilitetit për studentët:
Studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi në Fakultetin e Ekonomisë, të ngjashëm me programin, në të cilin aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët e nivelit bachelor, të cilët kanë përfunduar, të paktën, vitin e parë me notë mesatare mbi 8.00 dhe studentët e nivelit master, të cilët e kanë përfunduar vitin e parë me notë mesatare mbi 8.00. Marrëveshja e mobilitetit me Universitetin e Sevillas parasheh grante për studentë dhe staf për tri vitet e ardhshme.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit BA dhe MA janë:
- CV (në gjuhën angleze);
- Certifikata e notave/transkripta (rekomandohet në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim (i lëshuar nga administrata e fakultetit, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik, jo më të vjetër se 15 ditë nga data e aplikimit);
- Certifikata e gjuhës angleze (minimum niveli B2).
Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa në "Univesidad de Sevilla”, Sevilla, Spanjë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për semestrin veror 2025/2026.
Llojet e mobilitetit përfshijnë: Shkëmbim të stafit akademik për trajnim.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose kopja e letërnjoftimit;
- Një dokument që vërteton që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
- Kërkohet njohuri e gjuhës angleze (minimumi niveli B2);
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që dokumentet e kërkuara, si një fajll i vetëm pdf, t’i dërgoni në emailin: [email protected], më së largu deri më 30 janar 2026.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni me prodekanën Vlora Prenaj në adresën elektronike: [email protected].
Fakulteti i Ekonomisë ju uron suksese në aplikimin tuaj!