Universiteti Ekonomik i Krakovës dhe Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare mirëpritën Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Driton Balaj, dhe Prof. Visar Rrustemi nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Prishtinës. Gjatë këtij takimi u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
Kjo marrëveshje synon forcimin e bashkëpunimit akademik dhe shkencor, shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore, si dhe avancimin e ndërkombëtarizimit dhe rritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në të dy institucionet.
Gjithashtu, marrëveshja përfshin organizimin e seminareve dhe konferencave të përbashkëta, si dhe krijimin e mundësive për studentët që të përfshihen në programe shkëmbimi. Ky bashkëpunim synon gjithashtu zhvillimin e kurseve dhe programeve të reja studimore që reflektojnë nevojat e tregut ndërkombëtar dhe promovimin e inovacionit në arsim dhe hulumtim