Thirrje për Aplikim: Shkolla për Integritet dhe Parandalim të Korrupsionit 2026

16 Janar 2026
SHARE

Ftohen studentët e interesuar që besojnë në transparencë, integritet dhe ndërtimin e institucioneve të forta në shërbim të qytetarëve të aplikojnë në Shkollën për Integritet dhe Parandalim të Korrupsionit 2026.

Ky program synon të fuqizojë të rinjtë me njohuri dhe aftësi praktike në fushën e integritetit institucional dhe luftës kundër korrupsionit, duke nxitur angazhim aktiv qytetar dhe profesional.

Pjesëmarrja në program nuk përfundon vetëm me sesionet mësimore. Katër studentët më të dalluar do të përzgjidhen për të zhvilluar praktikë profesionale në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), duke fituar përvojë të drejtpërdrejtë në një nga institucionet kyçe për mbrojtjen e integritetit në Kosovë.

📅 Afati i fundit për aplikim: 20 janar 2026

👉 Për më shumë informata rreth programit dhe procedurës së aplikimit, vizitoni linkun më poshtë:
https://dplus.org/lajmet/thirrje-per-aplikim-shkolla-per-integritet-dhe-parandalim-te-korrupsionit-2026/21222/

Bëhuni pjesë e një përvoje transformuese dhe kontribuoni në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë!