A dëshironi të kaloni 6–12 muaj në Gjermani, duke fituar përvojë praktike dhe duke forcuar profilin tuaj akademik ose profesional?
Fellowship-i DBU CEE (Europa Qendrore dhe Lindore) u ofron të diplomuarve së fundmi në Master dhe studentëve të Doktoraturës mundësinë për të punuar me institucione pritëse në të gjithë Gjermaninë, përfshirë:
universitete dhe institute kërkimore kompani dhe start-up-e OJQ dhe fondacione institucione publike dhe organizata të tjera relevante
Gjatë fellowship-it, pjesëmarrësit punojnë në projekte që lidhen me mbrojtjen e mjedisit ose qëndrueshmërinë, duke përjetuar njëkohësisht jetën profesionale dhe të përditshme në Gjermani.
Kush mund të aplikojë?
Programi është i hapur për aplikantë nga të gjitha disiplinat, të cilët:
kanë përfunduar së fundmi studimet Master ose janë studentë PhD, dhe janë të interesuar të kontribuojnë në zgjidhjen e sfidave mjedisore.
Nuk kërkohet domosdoshmërisht formim në shkenca mjedisore, por projekti i propozuar duhet të lidhet me mjedisin dhe të ketë ndikim pozitiv.
Më shumë informacione:
→ https://www.dbu.de/en/promotion/moe-fellowship/
→ https://www.dbu.de/en/promotion/moe-fellowship/kosovo/
Për informacione specifike për aplikantët nga Kosova, ju lutem kontaktoni personat përgjegjës përmes email-it.
Afati i aplikimit: 05 Mars 2026