Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus+ në Universitetin Amerikan të Rumanisë

13 Mars 2026
SHARE

Fakulteti i Ekonomisë hap thirrjen për aplikim për dy bursa për studentë për semestrin veror 2026/2027 për mobilitet në Romanian-American University, në kuadër të programit Erasmus+.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime: Bachelor

- Kohëzgjatja e mobilitetit: 1 semestër

 

Niveli i mobilitetit për studentët:

Bachelor: studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi në Universitetin e Prishtinës, të ngjashëm me programin, në të cilin aplikojnë.

Për më shumë informacione luteni që ta vizitoni webfaqen: https://www.rau.ro/?lang=en

Programet e studimit që ofrohen për studentët janë:

  • International Business
  • Computer Sciences for Economics
  • Business Studies (Marketing)

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit BA janë:

  • CV (në gjuhën angleze);
  • Certifikata e notave/transkripta (rekomandohet në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik, jo më të vjetër se 15 ditë nga data e aplikimit);
  • Certifikata e gjuhës angleze (minimum niveli B2).

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që dokumentet e kërkuara, si një fajll i vetëm pdf, t’i dërgoni në emailin: [email protected],  më së largu deri më 27 Mars 2026.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni me prodekanën Vlora Prenaj në adresën elektronike: [email protected].

Fakulteti i Ekonomisë ju uron suksese në aplikimin tuaj!