Fakulteti i Ekonomisë ju njofton për mundësinë për të marrë pjesë në një trajnim falas në UI & UX Design, i organizuar nga BONEVET Prishtina në bashkëpunim me Urbanistica Academy, si pjesë e programit Karta Rinore Evropiane në Kosovë (European Youth Card – EYCA), i zbatuar në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Trajnimi është i dedikuar për të rinjtë nga mosha 16–29 vjeç dhe do të zhvillohet në:
📅 Data: 24 Mars 2026
🕛 Ora: 12:00 – 14:00
📍 Lokacioni: BONEVET Prishtina
Studentët e Fakultetit të Ekonomisë, programi i Marketingut, si dhe të gjithë të rinjtë e interesuar mund të aplikojnë përmes formularit online: https://forms.gle/vp9TVzrB8Mf8DphD9
Mos e humbisni këtë mundësi për të mësuar rreth dizajnit të aplikacioneve dhe eksperiencës së përdoruesit!