Mundësi Praktike Profesionale për Studentët e Fakultetit të Ekonomisë

26 Mars 2026
SHARE

Hybrid CPA, kompani me seli në New York dhe me zyrë të re në Prishtinë, ofron mundësi për praktikë profesionale për studentët e interesuar në fushën e kontabilitetit, financave dhe konsulencës. Kandidatët që shfaqin përkushtim dhe rezultate të mira do të kenë mundësi të vazhdojnë angazhimin edhe në punë të rregullt.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të fituar përvojë praktike, për të zhvilluar aftësi profesionale dhe për t’u bërë pjesë e një ekipi që punon me klientë në tregun amerikan. Praktika është e dedikuar për studentët në vitin e fundit të studimeve dhe përfshin trajnim në softuerë kontabël dhe procese praktike të punës.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në emailin:
📧 [email protected]