Një mundësi e shkëlqyer për studentët e vitit të fundit të studimeve bachelor në Fakultetin e Ekonomisë për të ndjekur programin falas të trajnimit në Data Analytics & Artificial Intelligence (AI), i ofruar me mbështetjen e Bankës Botërore, në partneritet me Fakultetin dhe KREN.
Ky trajnim është konceptuar për studentët e motivuar që dëshirojnë të fitojnë përvojë praktike me mjetet më bashkëkohore të analizës së të dhënave dhe AI, duke përfshirë Microsoft Excel, SQL dhe Microsoft Power BI, si dhe të kuptojnë se si përdoren të dhënat dhe inteligjenca artificiale në vendimmarrje reale.
Studentët janë informuar për këtë program gjatë prezantimit të mbajtur në Fakultetin e Ekonomisë, dhe gjithsej 80 studentë janë përzgjedhur për të marrë pjesë në trajnim.
Përfitimet për pjesëmarrësit:
- 60 orë trajnim, që kombinon sesione live dhe mësim vetë-studimi
- Përvojë praktike me të dhëna reale
- Trajnim në Excel, SQL dhe Power BI, mjete të përdorura gjerësisht në industri
- Qasje në materiale profesionale dhe platforma digjitale
- Zhvillim i aftësive shumë të kërkuara në tregun e punës
- Qasje në module vetë-studimi nga Coursera, për të cilat Banka Botërore po shqyrton mundësinë e ofrimit falas për studentët
Programi kombinon ligjërata teorike dhe ushtrime praktike, duke ndihmuar studentët të zhvillojnë gradualisht aftësi të avancuara në analizën e të dhënave dhe përdorimin e AI në zgjidhje reale.
Studimet tregojnë se aftësitë në analizën e të dhënave dhe inteligjencën artificiale rrisin ndjeshëm mundësitë e punësimit, veçanërisht për studentët që synojnë karrierë në biznes, teknologji dhe kërkim.