Thirrje për Aplikim – Bursë për Studentët e Kontabilitetit dhe Financave për trajnim dhe certifikim ndërkombëtar në QuickBooks nga Melita & Partners

10 Prill 2026
SHARE

Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Prishtinës, në bashkëpunim me Melita & Partners, hap thirrjen për një projekt të veçantë të dedikuar për studentët e dalluar të programeve Kontabilitet dhe Banka dhe Financa. Projekti synon zhvillimin e aftësive praktike në kontabilitet, raportim financiar dhe kompetencave digjitale të kërkuara nga tregu i punës.

Përfitimet për studentët fitues:

  • Bursë e plotë për trajnim dhe certifikim ndërkombëtar në QuickBooks
  • Praktikë profesionale (internship) në kompani ose te partnerët e tyre
  • Mentorim profesional dhe përgatitje për tregun e punës
  • Pjesëmarrje në Konferencën e Kontabilitetit Digjital, të akredituar ndërkombëtarisht me orë të edukimit të vazhdueshëm profesional

Kriteret për aplikim:

  • Të jetë student në programin Kontabilitet
  • Të jetë student në programin Banka dhe Financa
  • Të ketë notë mesatare mbi 8.5
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze

Ky projekt synon të krijojë një urë të drejtpërdrejtë ndërmjet universitetit dhe industrisë, duke ofruar mundësi konkrete për përvojë praktike dhe zhvillim profesional në fusha me kërkesë të lartë për aftësi digjitale.

Afati i fundit për aplikim:

📅 15 prill 2026

Aplikoni këtu:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfqAlg32vhgkW1fK4_B6JGezJ2hysrMfoMwN7b1kaNraQ4hDA/viewform?usp=header