Të studiosh dhe të hulumtosh në Gjermani: Bursat dhe programet e DAAD

27 Prill 2026
SHARE

Universiteti i Prishtinës, në bashkëpunim me DAAD (Shërbimi Gjerman për Shkëmbim Akademik), ju fton të merrni pjesë në një event informues që organizohet në kuadër të “Ditëve të Gjuhës Gjermane”.

 

📅E mërkurë, 29 prill 2026

🕓Ora: 16:30

📍Fakulteti i Filologjisë, salla “Idriz Ajeti”

 

Ky event do të udhëhiqet nga lektori i DAAD në Kosovë dhe do të ofrojë informacione të detajuara mbi:

  • Mundësitë për studime dhe hulumtime në Gjermani
  • Bursat dhe programet e DAAD, të hapura për studentë dhe hulumtues nga të gjitha fushat akademike

 

Nuk kërkohet njohja paraprake e gjuhës gjermane për të aplikuar në shumicën e programeve.

Për më shumë informacione, mund të vizitoni faqen zyrtare të DAAD Kosova në

 

Facebook:

👉facebook.com/DAAD.Kosovo