Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus+ në Universitetin e Milanos

29 Prill 2026
SHARE

Fakulteti i Ekonomisë hap thirrjen për aplikim për bursa për studentë për semestrin veror 2026/2027 për mobilitet në Universitetin e Milanos (Itali), në kuadër të programit Erasmus+.

Studentët do të kenë mundësinë të ndjekin studimet në Department of Economics, Management and Quantitative Methods, University of Milan – https://demm.unimi.it/it, duke përfituar përvojë akademike në një mjedis ndërkombëtar dhe multidisiplinar.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime: Bachelor dhe Master
  • Kohëzgjatja e mobilitetit: 1 semestër

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor: studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi në Universitetin e Prishtinës, të ngjashëm me programin në të cilin aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët që kanë përfunduar të paktën vitin e parë me notë mesatare mbi 8.00.

Master: studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi në Universitetin e Prishtinës, të ngjashëm me programin në të cilin aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët që kanë përfunduar të paktën semestrin e parë me notë mesatare mbi 8.00.

Marrëveshja e mobilitetit parasheh gjithashtu bursa për stafin akademik. Thirrja për stafin hapet me kërkesë të universitetit partner. Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni: https://www.unimi.it/en

Dokumentet e nevojshme për aplikim (BA dhe MA):

  • CV (në gjuhën angleze, modeli Europass)
  • Certifikata e notave/transkripta 
  • Kopje e pasaportës ose letërnjoftimit
  • Letër motivimi (në gjuhën angleze)
  • Vërtetim nga fakulteti (jo më i vjetër se 15 ditë)
  • Certifikatë e gjuhës angleze (minimum niveli B2)

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që dokumentet e kërkuara, si një fajll i vetëm pdf, t’i dërgoni në emailin: [email protected], më së largu deri më 15 Maj 2026.

Vetëm aplikimet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni prodekanën Vlora Prenaj në: [email protected].

Fakulteti i Ekonomisë ju uron suksese në aplikim tuaj!