Instituti për Kërkime Ekonomike pranë Fakultetit të Ekonomisë fton studentët e interesuar të bëhen pjesë e aktiviteteve të tij kërkimore.
Janë hapur këto pozita:
🔹 Hulumtues të rinj (4 studentë)
Të drejtë aplikimi kanë studentët e vitit të dytë dhe të tretë Bachelor.
🔹 Hulumtues (4 studentë)
Të drejtë aplikimi kanë studentët e nivelit Master.
Kandidatët duhet të kenë:
- Njohuri bazë dhe interes për analizimin e të dhënave (Excel, Stata, SPSS ose R)
- Aftësi analitike
- Gatishmëri për punë në ekip
Studentët e përzgjedhur do të angazhohen në projekte hulumtuese në bashkëpunim me stafin akademik të Institutit. Pas përfundimit me sukses të angazhimit, studentët do të pajisen me certifikatë, e cila njihet edhe si përvojë pune vullnetare.
🗓 Afati për aplikim: 9 Maj
📩 Për aplikim, dërgoni:
Letër motivuese
Në email përfshini: drejtimin, vitin e studimeve dhe notën mesatare.
Aplikimet dërgohen në: [email protected]