Konferencë: “Barazia Gjinore dhe Institucionet”
Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Prishtinës
Data: 16 Tetor 2025
Lokacioni: Hotel Sirius, Prishtinë
Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Prishtinës, në bashkëpunim me institucione vendore dhe ndërkombëtare, organizon konferencën “Barazia Gjinore dhe Institucionet”, më 16 tetor 2025 në Hotel Sirius, Prishtinë.
Konferenca do të mbledh akademikë, politikëbërës, përfaqësues institucional dhe profesionist të fushës për të diskutuar rolin e institucioneve në promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimit ekonomik të grave.
Programi përfshin tri sesione tematike:
- Fuqizimi ekonomik i grave dhe politikat përkatëse,
- Roli i institucioneve arsimore në avancimin e barazisë gjinore,
- Barazia gjinore dhe përfaqësimi në tregun e punës dhe migrim.
Fjalimet hyrëse do të mbahen nga përfaqësues të lartë të Universitetit të Prishtinës, Agjencisë për Barazi Gjinore dhe UN Women në Kosovë.