Njoftohen të gjithë studentët e Fakultetit Ekonomik se nga data 01.10.2021 deri me 31.10. 2021 do të jetë i hapur SEMS për regjistrim të semestrave për studentët e të gjitha niveleve të studimeve
Regjistrimi me pagesë bëhet vetëm për studentë të cilët e përsërisin për herë të dytë semestrin e njëjtë, ndërsa lirohen nga pagesa studentët e nivelit baçelor dhe master (JO edhe studentët e nivelit të doktoratës) të cilët semestrin e regjistrojnë për herën e parë. Të gjithë studentët duhet t’i përmbahen rregullave të përcaktuara në UA 09/2021.
Studentët të cilët kanë të pa paguar semestra nga vitet akademike paraprake, janë të obliguar që t’i kryejnë të gjitha pagesat-borxhet.
Studentët të cilët janë të liruar nga pagesa e semestrit, sipas këtij njoftimi në administratën e Fakultetit Ekonomik duhet ta sjellin vetëm fletëregjistrimin, kurse ata/ato që kanë obligime duhet të sjellin në administratën e Fakultetit Ekonomik edhe fletëpagesën e semestrit.
Studentët duhet të respektojnë afatet e regjistrimit të semestrit, për shkak të zgjedhjes së lëndëve dhe profesorëve në SEMS.
Udhëzim administrativ (MASHT) Nr. 09-2021, Kliko këtu për ta shkarkuar