Të nderuar studentë të Fakultetit të Ekonomisë,
Me kënaqësi ju njoftojmë se në Ditën Ndërkombëtare të Kontabilitetit, do të organizohet një ligjëratë në kuadër të Javës Kontabiliteti Digjital 2024, në bashkëpunim me Melita&Partners/KUDO® Education.
Kjo ligjeratë do të mbahet më 07 nëntor 2024, në orën 13:15, në sallën 10, ku do të trajtohet rëndësia e kontabilitetit për shoqërinë, roli i tij kyç në biznes dhe organizata, si dhe e ardhmja e profesionit të kontabilitetit me zhvillimin e teknologjive të reja, përfshirë Inteligjencën Artificiale (AI). Do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të marrë njohuri dhe për të diskutuar mundësitë e shumta që ofron kjo fushë për karrierën tuaj të ardhshme.
Si pjesë e kësaj ngjarje, Melita&Partners/KUDO® Education do të ofrojë 2 bursa të plota për trajnimin "Become Remote Digital Accountant" që fillon më 11 Nëntor 2024. Ky trajnim ofron aftësi të vlefshme në kontabilitetin digjital, një mundësi ideale për të gjithë ata që dëshirojnë të përgatiten më tutje për të ardhmen profesionale.
Për të marrë pjesë në këtë mundësi, ju lutemi regjistrohuni përmes linkut në vijim: https://forms.gle/Dbiht3Rr9KsaKPrQ8
Presim me kënaqësi të takohemi dhe të festojmë së bashku Javën e Kontabilitetit Digjital!