BANKA EKONOMIKE DHE FAKULTETI EKONOMIK BASHKOJNË FORCAT PËR TË RINJËT, NJË HAP DREJT TREGUT TË PUNËS

22 Nëntor 2024
SHARE

Banka Ekonomike dhe Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Prishtinës sot nënshkruan një bashkëpunim të ri që do të sjellë mundësi të jashtëzakonshme për studentët e ekonomisë.

Përmes kësaj marrëveshje, studentët do të kenë mundësi të zhvillojnë praktikën e tyre profesionalë në departamente të ndryshme të Bankës Ekonomike, duke përfituar përvoja të vlefshme për të ardhmen në tregun e punës.

Ky hap është më tepër se një marrëveshje bashkëpunimi, është një urë që lidhë teorinë me praktikën dhe ambicien me përvojën.

Për studentët kjo është një mundësi e mirë për t’u njohur më afër me dinamikën e tregut bankar, për t’u mësuar nga ekspertët e industrisë dhe për të ndërtuar themelet e një karriere të suksesshme në sektorin financiar, menaxherial dhe shumë drejtime të tjera

Me këtë iniciativë, Banka Ekonomike jo vetëm që kontribuon në zhvillimin profesional të të rinjve, por edhe në përgatitjen e një gjenerate të re liderësh që do të jenë shtyllë për tregun bankar dhe ekonominë e Kosovës.

Ky bashkëpunim shënon një hap të ri drejt forcimit të lidhjeve midis arsimit dhe industrisë, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin në rritje.