Ligjëratë për Marketing Digjital.

23 Nëntor 2024
SHARE

U mbajt me sukses ligjërata për Marketingun Digjital, organizuar nga Techonomics Club!

Faleminderit të gjithëve që u bënë pjesë e këtij aktiviteti, si dhe një falënderim i veçantë për ligjëruese Rita Gashi, Product Marketing Specialist në Sentry, për ndarjen e njohurive dhe përvojës së saj.

Pjesa e parë e ligjëratës eksploroi lidhjen mes marketingut tradicional dhe atij digjital, ndërsa pjesa e dytë u fokusua në praktikat dhe aplikimin real të marketingut digjital.

Techonomics Club është mbështetur nga programi ‘Partneritetet me Sektorin Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë’ i USAID Kosova, me qëllim të krijimit të një komuniteti studentësh që mësojnë dhe zhvillohen së bashku për të ardhmen e industrisë.

Ky është vetëm fillimi – qëndroni të informuar për aktivitetet e ardhshme te Klubit!