Instituti Ekonomik mbajti takimin e radhës me stafin e Fakultetit të Ekonomisë. Në këtë takim, të pranishmit u njoftuan për punën dhe aktivitetet e realizuara deri më tani. Njëkohësisht, u diskutua për mundësitë dhe kapacitetet që disponon Instituti për realizimin e projekteve të ndryshme, me theks të veçantë ato që përfshijnë studentët.
Gjithashtu, dekani, Prof. Dr. Driton Balaj, garantoi mbështetje të plotë për Institutin Ekonomik në punën dhe projektet e tij. Ai gjithashtu ftoi të gjithë stafin akademik të kontribuojë në hulumtimet që lidhen me fushat e tyre të studimeve.
Në takim u propozua krijimi i një grupi punues me qëllim hartimin e një projekt propozimi për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me të cilën Instituti Ekonomik ka arritur një memorandum bashkëpunimi.