Studentët tanë nisën praktikën profesionale në ZKA

11 Mars 2025
SHARE

Pesëmbëdhjetë studentë të fakultetit tonë sot filluan praktikën profesionale në Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA), në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar vitin e kaluar ndërmjet dy institucioneve. Studentët u mirëpritën nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, dhe zyrtarët e tjerë të menaxhmentit të lartë, të cilët i informuan studentët mbi rëndësinë e auditimit publik, rolin e ZKA-së dhe pritshmëritë nga praktika profesionale. Pas prezantimeve hyrëse, studentët nënshkruan kontratat e praktikës, duke zyrtarizuar kështu angazhimin e tyre për tre muajt e ardhshëm. Studentët janë bërë pjesë e ekipeve audituese të ZKA-së dhe gjatë tre muajve do të jenë pjesë e procesit të auditimit në institucionet publike përkatëse, ku do t’i aplikojnë njohuritë e fituara gjatë studimeve. Fakulteti ju uron suksese në praktikën e tyre!