Rreth 40 studentë të Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës zhvilluan një vizitë studimore në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren dhe në Qendrën InovativeMakerspace Prizren (MICP). Të pritur ngrohtësisht nga Arbri dhe Gentiana nga ekipi i MICP-së si dhe nga Visari nga ekipi i ITP-së, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me hapësirat dhe funksionimin e këtyre qendrave, si dhe me rolin që ato luajnë në ndërtimin e ekosistemit të startup-eve dhe zhvillimin e rajonit përmes programeve të trajnimit, rrjetëzimit, ndërtimit të kapaciteteve dhe inkubimit të startup-eve novatore.
Vizita u organizua dhe mundësua nga stafi akademik dhe menaxhmenti i Fakultetit, përfshi Prodekanen, Prof. Dr. Vlora Prenaj, profesoreshën, Prof. Dr. Sevdije Alshiqi dhe asistentin Besnik Avdiaj. Këto vizita janë pjesë thelbësore e zhvillimit profesional të studentëve tanë, duke ofruar mundësi për të lidhur njohuritë teorike me përvojat praktike dhe duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm të institucionit tonë për arsimimcilësor dhe të qëndrueshëm.
Falënderojmë ITP-në dhe MICP-në për mikpritjen dhe bashkëpunimin. Kjo vizitë ishte një hap tjetër drejt fuqizimit të studentëve tanë në rrugëtimin e tyre profesional.