Organizimi i fokus grupit për Inteligjencën Artificiale

02 Maj 2025
SHARE

Në Fakultetin e Ekonomisë u mbajt fokus grupi për integrimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në sistemin e arsimit të lartë të Kosovës, si pjesë e Programit të Granteve për Mbështetjen e Universitetit, financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, Kosovë, dhe administruar nga KUSA. Diskutimi ishte pjesë e projektit në vazhdim “Integrimi i Intelegjencës Artificiale në mësimdhënie dhe mësimnxënie në sistemin e arsimit të lartë të Kosovës”, të udhëhequr nga Gentrit Berisha, Mjellma Carabregu Vokshi dhe Lura Rexhepi Mahmutaj.

 Ky event mblodhi profesorë, staf universiteti dhe zyrtarë nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për të diskutuar se si IA tashmë po përdoret në klasa për të përmirësuar mësimdhënien, për të rritur efikasitetin dhe për të angazhuar më mirë studentët. Një pikë kyçe e ngritur ishte rëndësia e përdorimit të IA si një mjet për të mbështetur, në vend që të zëvendësojë të menduarit kritik. Sesioni u mbyll me një qëllim të përbashkët për të zhvilluar udhëzime të qarta dhe praktike për përdorim të përgjegjshëm të AI në universitetet e Kosovës.

 Kjo nismë ndihmon në ndërtimin e institucioneve akademike më të forta dhe inkurajon përdorimin e menduar të teknologjisë në arsim. Projekti gjithashtu hap mundësi për bashkëpunim të ardhshëm ndërmjet universiteteve në Kosovë dhe SHBA, duke inkurajuar shkëmbimin e pëvojave dhe forcimin e bashkëpunimit në mësimdhënie, mësimnxënie dhe hulumtim në fushat me interes të përbashkët.