Një dhuratë për dijen – libra të rinj në bibliotekën e Fakultetit

27 Maj 2025
SHARE

Prof. Dr. Arlind Rama, pedagog në Katedrën e Financës në Universitetin e Tiranës dhe i angazhuar në projekte kërkimore me fokus zhvillimin e qëndrueshëm, ka dhuruar disa kopje të dy librave me vlerë për studentët e ekonomisë: "Hyrje në Sipërmarrje" dhe "Morali i Kapitalizmit", të përkthyera në gjuhën shqipe nga ICG Research në bashkëpunim me Institute of Economic Affairs, UK.

 

Me këtë rast, profesori mbajti edhe një prezantim të shkurtër për studentët, ku theksoi rëndësinë e lirisë ekonomike dhe sipërmarrjes në zhvillimin ekonomik të vendit.

Fakulteti i Ekonomisë e falënderon për kontributin dhe angazhimin e tij në mbështetje të edukimit cilësor.