Fakulteti i Ekonomisë bënë edhe një hap tjetër drejt mësimdhënies moderne!

26 Dhjetor 2025
SHARE

Fakulteti i Ekonomisë i UP-së zhvilloi një trajnim të dedikuar për integrimin e Google Classroom dhe Inteligjencës Artificiale 🤖 në procesin mësimor dhe në kurrikulat e reja të fakultetit. Ky aktivitet ishte i orientuar drejt fuqizimit të stafit akademik me mjete moderne digjitale, mënyra të reja të organizimit të kurseve, vlerësimit të studentëve dhe krijimit të një përvoje më interaktive të të mësuarit.

🧩 Trajnimi kombinoi sesione teorike dhe praktike, ku u diskutua:
• përdorimi i Google Classroom për menaxhimin e kurseve, materialeve dhe detyrave;
• mundësitë që ofron AI në përgatitjen e ligjëratave, detyrave, vlerësimeve dhe feedback-ut;
• roli i teknologjisë në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe angazhimit të studentëve.

Gjithashtu, shprehim mirënjohje për kontributin profesional të Dr. Genc Zhushit në prezantimin e përdorimit praktik të Google Classroom dhe integrimit të tij në kurrikula, si dhe Prof. Asoc. Lura Rexhepit për sjelljen e perspektivave bashkëkohore mbi Inteligjencën Artificiale dhe rolin e saj në procesin e të mësuarit.

Ky trajnim është vetëm një nga hapat drejt një fakulteti më digjital, më inovativ dhe më të lidhur me standardet bashkëkohore të arsimit universitar.