Fakulteti i Ekonomisë pati kënaqësinë të mirëpresë përfaqësues nga ProCredit Bank, të cilët mbajtën një ligjëratë informuese dhe shumë përmbajtësore për studentët e programit Banka dhe Financa. Gjatë prezantimit, përfaqësuesit e bankës ndanë përvojën e tyre praktike në sektorin bankar, duke ofruar njohuri të vlefshme rreth proceseve bankare, menaxhimit të riskut, inovacioneve financiare dhe mundësive të zhvillimit profesional.
Studentët patën mundësinë të angazhohen në diskutime, të shtruar pyetje dhe të marrin këshilla të drejtpërdrejta nga profesionistë të fushës. Ligjërata kontribuoi në lidhjen mes teorisë akademike dhe praktikës reale, duke pasuruar përgatitjen e tyre për tregun e punës.
Fakulteti i Ekonomisë falënderon ProCredit Bank për bashkëpunimin dhe kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin profesional të studentëve tanë.