(Projekti: “DataSphere: A Comprehensive Database of Economic, Structural, and Social Indicators in Kosovo” – Universiteti i Prishtinës & Universiteti “Haxhi Zeka”)
Ky projekt është financuar nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, është administruar nga KUSA dhe zbatuar nga Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës.
- Ashtu siç jemi zotuar që në fillim të projektit kemi ndërtuar një bazë të dhënash unike për Kosovën, e cila mbulon një periudhë 20-vjeçare. Të dhënat publike janë mbledhur dhe strukturuar nga shumë institucione si BQK, ASK, Dogana e Kosovës, OEK dhe Ministria e Financave, Bankat Komerciale, që nga fillimi i publikimit të tyre e deri në qershor 2025, duke përfshirë seri vjetore, tremujore dhe mujore, të shoqëruara me linka burimore.
-Paralelisht, databaza është zgjeruar edhe me të dhëna krahasuese për vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Mali i Zi), të mbledhura nga Banka Botërore, FMN dhe institucione të tjera relevante, për 20 vitet e fundit.
-Gjithashtu, është dizajnuar një pyetësor për industrinë, me qëllim identifikimin e nevojave të tregut të punës dhe përafrimin e profileve të Fakultetit të Ekonomisë me kërkesat reale të ekonomisë, me mbështetje nga profesorë vendor dhe ndërkombëtarë.
-DataSphere është tashmë publike dhe e vendosur në ueb-faqen e Fakultetit të Ekonomisë, (https://lnkd.in/gwjJh2jg) me rreth 150 file Excel. Kjo bazë e të dhënave është një hap fillestar i Fakultetit të Ekonomisë, andaj për çdo gabim teknik apo sugjerim, mund të shkruani në: [email protected].
DataSphere - nje bazë e të dhënave gjithëpërfshirëse për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor