Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Prishtinës dhe NLB Banka kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të forcimit të lidhjes ndërmjet sektorit bankar dhe atij akademik, si dhe krijimin e mundësive konkrete për zhvillimin profesional dhe angazhimin praktik të studentëve.
Institucionet u përfaqësuan nga Prof. Driton Balaj, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, dhe z. Gem Maloku, Kryetar i Bordit Udhëheqës të NLB Bankës.
Bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve ka nisur tashmë me organizimin e Hackathon-it të përbashkët, si një nga aktivitetet e para konkrete në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Në të ardhmen, ai do të përfshijë iniciativa të përbashkëta në fushën e arsimit, trajnimeve profesionale, projekteve praktike, si dhe shkëmbimin e ekspertizës në fushën e bankingut dhe financave.