Jemi të kënaqur të ndajmë suksesin e fundit të arritur në kuadër të lëndës “Financat Personale”, e realizuar nën udhëheqjen e profesorit tonë, Prof. Asoc. Arbër Hoti.
Me qëllim që studentët të përjetojnë sfidat reale të tregut financiar, Prof. Hoti ka zhvilluar një platformë të avancuar simulimi “in-house” (Stock Trading Simulator), e cila u ka mundësuar studentëve të vitit të dytë (Banka/Financa dhe Kontabilitet) qasje direkte në tregjet globale financiare.
Çfarë u arrit?
- Studentët menaxhuan portofola me kapital virtual prej 100,000 USD.
- Tregtuan 24/7, në kohë reale, në bursat NYSE dhe NASDAQ.
- Aplikuan strategji investimi në një mjedis dinamik dhe konkurrues.
Kjo garë katërjavore u përmbyll me ndarjen e certifikatave për 10 studentët me performancën më të lartë, ku fituesi arriti një kthim mbresëlënës prej mbi +18%.
Kjo iniciativë dëshmon përkushtimin e stafit tonë akademik për të ndërlidhur teorinë me praktikën dhe për të përgatitur studentët tanë për tregun global të punës.
Urime profesorit për inovacionin dhe studentëve për rezultatet e shkëlqyera!