Menaxhmenti i Fakultetit të Ekonomisë e vizitoi Kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (AShAK), akademike Justina Shiroka-Pula, me rastin e zgjedhjes së saj në këtë detyrë, duke i uruar suksese në mandatin e ri.
Gjatë kësaj vizite, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Fakultetit të Ekonomisë, me fokus në zhvillimin e kërkimit shkencor, realizimin e projekteve të përbashkëta akademike, si dhe përfshirjen e stafit akademik dhe studentëve në iniciativa hulumtuese.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional dhe krijimit të mundësive të reja për avancimin akademik dhe shkencor.