Fakulteti i Ekonomisë i Universiteti i Prishtinës ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Shoqatën Rilindja Gjelbër, me qëllim të formalizimit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushën e edukimit mjedisor, zhvillimit të qëndrueshëm dhe ekonomisë së gjelbër.
Marrëveshja synon krijimin e një kornize partneriteti afatgjatë për realizimin e projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe profesionale, duke ofruar mundësi konkrete për trajnime, praktikë profesionale, kërkime shkencore dhe zhvillim profesional për studentët dhe stafin akademik të Fakultetit të Ekonomisë.
Marrëveshja është nënshkruar nga Prof. Driton Balaj, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, dhe z. Urim Xharavina, Drejtor Ekzekutiv i Rilindja Gjelbër, duke shprehur gatishmërinë e ndërsjellë për bashkëpunim të qëndrueshëm dhe me ndikim në komunitet.
Ky partneritet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjes ndërmjet akademisë dhe sektorit joqeveritar, si dhe kontribuon në avancimin e agjendës së qëndrueshmërisë dhe ekonomisë së gjelbër në vend.