Studentët e Fakultetit të Ekonomisë, së bashku me Prof. Arber Hotin, zhvilluan një vizitë studimore në ekspozitën “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje”, e organizuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Banka e Shqipërisë.
Ekspozita paraqet evolucionin e parasë shqiptare përgjatë një shekulli, duke sjellë një rrëfim të strukturuar mbi rolin e saj në zhvillimin ekonomik, institucional dhe shoqëror. Përmes dokumenteve arkivore, objekteve autentike dhe materialeve vizuale, vizitorët patën mundësinë të njihen më nga afër me historinë monetare dhe transformimet e saj ndër vite.
Në fokus të ekspozitës ishin:
- zhvillimi ekonomik i vendit
- ndërtimi dhe konsolidimi i institucioneve financiare
- forcimi i besimit publik
- ruajtja e stabilitetit financiar
Ceremonia e hapjes theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolin e edukimit financiar në formimin profesional të brezave të rinj.
Kjo vizitë përbën një përvojë të vlefshme akademike për studentët, duke i ndihmuar ata të kuptojnë më thellë lidhjen ndërmjet historisë monetare dhe zhvillimit ekonomik, si dhe duke i përgatitur për sfidat e ardhshme në fushën e financës dhe ekonomisë.