Në Fakultetin e Ekonomisë u realizua me sukses sesioni informues lidhur me programin e bursave postdiplomike Young Cell Scheme, Raundi i XVI, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të projektit.
Gjatë sesionit, studentët e vitit të fundit dhe të diplomuarit patën mundësinë të informohen në detaje mbi mundësitë e fitimit të bursave të plota postdiplomike, kriteret e aplikimit, mundësitë e zhvillimit akademik dhe profesional që ofron ky program.
Pjesëmarrësit shprehën interes të lartë dhe diskutuan mbi fushat e studimit dhe perspektivat që ofron kjo skemë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës, e zbatuar nga Konsorciumi i Universitetit Aristotel të Selanikut dhe Instituti Kombëtar për Shërbime Publike, Francë.
Fakulteti i Ekonomisë mbetet i përkushtuar në informimin dhe mbështetjen e studentëve dhe të diplomuarve për të përfituar nga mundësitë ndërkombëtare të studimit dhe zhvillimit profesional.