Vizitë nga ekspertët ndërkombëtarë për riakreditimin e programeve në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Prishtinës

19 Mars 2026
SHARE

Më 17 mars 2026, në Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Prishtinës u zhvillua vizita zyrtare në kuadër të procedurës së riakreditimit të programeve të studimit: Banka dhe Financa (BSc dhe MSc) si dhe Kontabiliteti (BSc dhe MSc). Procesi u realizua nga ekipi i ekspertëve ndërkombëtarë, në bashkëpunim me Agjencia e Kosovës për Akreditim (KAA).

Gjatë vizitës, ekspertët zhvilluan takime me menaxhmentin e fakultetit, stafin akademik dhe administrativ, bartësit e programeve, studentët, të diplomuarit dhe përfaqësuesit e tregut të punës. Po ashtu, u realizua edhe vizita në hapësirat dhe infrastrukturën e fakultetit.

Ky proces përbën një hap të rëndësishëm në vlerësimin e cilësisë së programeve studimore dhe në avancimin e mëtejshëm të standardeve akademike, duke reflektuar përkushtimin e fakultetit për zhvillim të vazhdueshëm dhe përputhje me praktikat bashkëkohore ndërkombëtare.