Fakulteti i Ekonomisë organizoi një sesion informues për mundësitë e bursave për studimet Master që ofrohen nga University of Georgia, SHBA.
Gjatë këtij sesioni, Prof. Genti Konstandini nga University of Georgia prezantoi mundësitë e studimit, kriteret e pranimit dhe procedurat e aplikimit për këto bursa prestigjioze. Po ashtu, të pranishmit patën mundësinë të dëgjojnë përvojën e Nderim Rudit, përfitues i bursës nga Virginia Polytechnic Institute and State University, i cili ndau rrugëtimin e tij akademik dhe përfitimet e studimeve në SHBA.
Në organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit u përfshi edhe asistentja e Fakultetit të Ekonomisë, Arta Kastrati, e cila kontribuoi në koordinimin dhe zhvillimin e sesionit informues.
Takimi u mbajt në Fakultetin e Ekonomisë, duke zgjuar interesim të madh tek studentët e nivelit Bachelor dhe Master të cilët synojnë studime të avancuara jashtë vendit.
Fakulteti i Ekonomisë falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe inkurajon studentët të shfrytëzojnë këto mundësi të vlefshme për zhvillim akademik dhe profesional.