Ish-studentët tanë, partnerë në avancimin e mësimdhënies dhe kërkimit

21 Prill 2026
SHARE

Studentët tanë të nivelit bachelor në programin Menaxhment, në kuadër të lëndës Menaxhimi i Operacioneve, patën mundësinë të jenë pjesë e një ligjërate mbërthyese, si dhe e një eksperimenti "newsvendor", të realizuar nga ish-studenti ynë, miku i dashur dhe studiuesi i dalluar, Adhurim Imeri, i cili tashmë prej vitesh është ligjërues në Universitetin Ekonomik dhe të Biznesit në Vjenë.

Adhurimi është një figurë e pranishme shpesh në auditorët tanë dhe aktualisht po udhëheq një projekt të përbashkët kërkimor, i cili teston dallimet ndërkulturore në paragjykimet gjatë vendimmarrjes dhe prirjen ndaj marrjes së rrezikut në kontekstin e operacioneve.

Bashkëpunimi ndërmjet Fakultetit të Ekonomisë dhe WU – Universitetit Ekonomik dhe të Biznesit në Vjenë, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, po krijon një platformë të vlefshme për bashkëpunim në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe fusha të tjera me interes të përbashkët.