Në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës patëm kënaqësinë të mirëpresim profesorët dhe përfaqësuesit akademik nga Faculty of Economics and Administrative Sciences at Yalova University.
Gjatë kësaj vizite zhvilluam diskutime shumë frytdhënëse lidhur me mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Fakultetit të Ekonomisë dhe Yalova University, me fokus të veçantë në shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik, zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore, publikimeve shkencore, si dhe organizimin e aktiviteteve akademike si konferenca, seminare dhe punëtori.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve akademike ndërmjet institucioneve tona dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillim profesional dhe akademik për studentët dhe stafin tonë.
Presim me kënaqësi që ky bashkëpunim të konkretizohet në iniciativa të përbashkëta që do të kontribuojnë në avancimin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.