Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar: Fakulteti i Ekonomisë UP në International Week 2026 në UAMD

06 Maj 2026
SHARE

Java Ndërkombëtare 2026 “Connecting People, Empowering Partnerships” u zhvillua me sukses në Fakultetin e Biznesit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, duke mbledhur mbi 200 profesorë, studiues dhe studentë nga Evropa dhe rajoni. Gjatë katër ditëve u trajtuan tema të rëndësishme si qëndrueshmëria, inteligjenca artificiale, integrimi evropian dhe zhvillimi i arsimit të lartë, përmes konferencave, workshopeve dhe aktiviteteve ndërkombëtare.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Dekani i Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Driton Balaj, së bashku me stafin akademik, duke krijuar dhe forcuar kontakte me universitete partnere ndërkombëtare. Po ashtu, asist. Dr. Tringa Krasniqi ishte pjesë aktive e programit, duke udhëhequr një nga sesionet e organizuara në kuadër të javës dhe duke kontribuar në zgjerimin e bashkëpunimeve akademike.

Kjo javë shërbeu si një platformë e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e kapaciteteve akademike.