Fakulteti i Ekonomisë, pjesë e shkëmbimit akademik në Poloni në kuadër të programit CEEPUS

14 Maj 2026
SHARE

Në kuadër të projektit CEEPUS, Prof. Asoc. Lura Rexhepi Mahmutaj realizoi një vizitë akademike në Lodz University of Technology, duke kontribuar në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave bashkëkohore në fushën e arsimit të lartë.

Gjatë kësaj vizite, ajo mbajti një ligjëratë të hapur dhe interaktive me fokus në ndërmarrësi, inovacion dhe ekonomi qarkore. Ligjërata u karakterizua nga një qasje praktike dhe diskutime të hapura, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të aftësive sipërmarrëse në kontekstin aktual ekonomik.

Në kuadër të ligjëratës, u prezantua edhe një rast studimor konkret nga Kosova, kompania Formon 3D, si shembull i aplikimit të inovacionit të hapur në praktikë.

Ky angazhim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të arsimit dhe forcimit të bashkëpunimit akademik ndërkombëtar, duke sjellë përvoja dhe vlera të reja për studentët dhe komunitetin akademik të University of Prishtina.