Fakulteti i Ekonomisë pjesë e shkëmbimit akademik në Romanian-American University, Romani

14 Maj 2026
SHARE

Si pjesë e programit Erasmus+ Mobility, tre profesorë nga Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Prishtinës, Prof.Asoc. Arbër Hoti, Dr. Genc Zhushi dhe Dr. Sead Ujkani morën pjesë në aktivitete akademike në Romanian-American University.

Gjatë qëndrimit të tyre, profesorët mbajtën ligjërata në fushat e tyre përkatëse të studimit, duke ndarë njohuritë dhe përvojën akademike me studentët dhe stafin e universitetit pritës. Përmes diskutimeve akademike dhe shkëmbimit të praktikave bashkëkohore në mësimdhënie dhe hulumtim, kjo vizitë kontribuoi në avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zgjerimin e perspektivave akademike.

Po ashtu, mobiliteti shërbeu si platformë për krijimin e kontakteve të reja profesionale, shkëmbimin e ideve për projekte të përbashkëta dhe diskutimin e mundësive për bashkëpunim të mëtejmë në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

Ky mobilitet paraqet një mundësi të rëndësishme për shkëmbim akademik, bashkëpunim ndërkombëtar dhe forcim të partneriteteve institucionale ndërmjet universiteteve.