Vizitë e ekspertëve ndërkombëtarë për post-akreditim në programin në gjuhën angleze Applied Economics and Management

14 Maj 2026
SHARE

Më 13 maj 2026, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Prishtinës, u realizua me sukses vizita në kuadër të procedurës së post-akreditimit për programin Applied Economics and Management (BSc) nga ekipi i ekspertëve ndërkombëtarë, në bashkëpunim me Agjencia e Kosovës për Akreditim (KAA).

Gjatë vizitës u mbajtën takime me menaxhmentin, stafin akademik, njësitë e sigurimit të cilësisë, administratën, si dhe me studentë dhe të diplomuar. Diskutimet u fokusuan në zhvillimet institucionale, përmirësimin e cilësisë së studimeve, proceset e sigurimit të cilësisë, si dhe forcimin e kërkimit shkencor dhe ndërkombëtarizimit.

Procesi u zhvillua në përputhje me agjendën e paracaktuar dhe në frymë bashkëpunuese, duke kontribuar në avancimin e mëtejshëm të programeve akademike në fakultet.