Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Prishtinës pati kënaqësinë të mirëpresë në një takim pune përfaqësuesit e Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK), drejtoreshën znj. Teuta Ukshini dhe z. Blerim Pushkolli.
Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit institucional, me fokus të veçantë në ripërtëritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve. Po ashtu, u shqyrtuan mundësitë për organizimin e garave profesionale për studentët, zhvillimin e hulumtimeve të përbashkëta, si dhe iniciativa të tjera në funksion të avancimit akademik dhe profesional të studentëve.
Në këtë takim, përfaqësuesit e ShKÇAK-ut gjithashtu ftuan Fakultetin e Ekonomisë për pjesëmarrje në konferencën e organizuar me rastin e 25-vjetorit të themelimit të ShKÇAK-ut.
Fakulteti i Ekonomisë mbetet i përkushtuar në zgjerimin e bashkëpunimeve me institucionet profesionale, me qëllim krijimin e mundësive të reja për studentët dhe fuqizimin e lidhjes ndërmjet akademisë dhe praktikës profesionale.