Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Prishtinës pati kënaqësinë të mirëpresë profesorë dhe studentë nga Lodz University of Technology dhe Universiteti i Tetovës, të cilët po qëndrojnë në fakultetin tonë në kuadër të programit të shkëmbimit akademik CEEPUS.
Kjo vizitë synon forcimin e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar, shkëmbimin e përvojave dhe njohurive, si dhe promovimin e mobilitetit të stafit akademik dhe studentëve ndërmjet institucioneve partnere.
Gjatë qëndrimit të tyre në Fakultetin e Ekonomisë, profesorët dhe studentët do të kenë mundësi të marrin pjesë në aktivitete akademike, ligjërata, diskutime profesionale dhe shkëmbime të përvojave me stafin dhe studentët tanë.
Fakulteti i Ekonomisë mbetet i përkushtuar në zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe krijimin e mundësive për internacionalizim, duke ofruar një mjedis akademik gjithëpërfshirës dhe bashkëkohor për studentët dhe stafin.
Mirë se vini dhe ju urojmë qëndrim të suksesshëm në Fakultetin e Ekonomisë!