Vizita e Ekipit të Ekspertëve Ndërkombëtarë për Riakreditimin e Programeve Ekonomiks (BSc dhe MSc)

26 Maj 2026
SHARE

 

Më 26 maj 2026, në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës, u realizua me sukses vizita në kuadër të procedurës së riakreditimit për programet studimore Ekonomiks (BSc) dhe Ekonomiks (MSc) nga ekipi i ekspertëve ndërkombëtarë, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA).

Gjatë vizitës u mbajtën takime me menaxhmentin e fakultetit, bartësit e programeve studimore, stafin akademik, njësitë e sigurimit të cilësisë, administratën, si dhe me studentë dhe të diplomuar. Diskutimet u fokusuan në cilësinë e programeve studimore, përmbajtjen akademike, zhvillimet institucionale, proceset e sigurimit të cilësisë, si dhe avancimin e kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Procesi u zhvillua në përputhje me agjendën e paracaktuar dhe në frymë bashkëpunuese, duke reflektuar angazhimin e Fakultetit të Ekonomisë për përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë akademike dhe ofrimin e programeve studimore relevante, në përputhje me standardet bashkëkohore të arsimit të lartë dhe nevojat e tregut të punës.

Fakulteti i Ekonomisë mbetet i përkushtuar ndaj forcimit të cilësisë në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe ndërkombëtarizim, me synim zhvillimin e kapaciteteve akademike dhe profesionale të studentëve.