Fakulteti i Ekonomise pati kënaqësinë të mirëpresë Kryeshefin Ekzekutiv të Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve (IFAC), z. Lee White, si dhe kryesinë e SCAAK. Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e zhvillimit të profesionit të kontabilitetit dhe auditimit, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe avancimin e edukimit profesional në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Në kuadër të vizitës së tij, z. Lee White zhvilloi edhe një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit te Ekonomise, ku ndau përvoja dhe njohuri mbi zhvillimet globale në fushën e kontabilitetit dhe financave. Studentët patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të diskutojnë drejtpërdrejt mbi sfidat dhe mundësitë e profesionit në nivel ndërkombëtar.
Kjo vizitë paraqet një mundësi të rëndësishme për shkëmbim përvojash dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike dhe organizatave profesionale ndërkombëtare.